Sport

Ish-trajneri lituan i Prishtinës ia shuan shpresat Kosovës

Descriptive Text

Audrius Prakuraitis e njeh mirë basketbollin kosovar. Edicionin e kaluar me Sigal Prishtinën fitoi titullin dhe Kupën e Kosovës në basketboll.

Edhe më mirë Prakuraitis e njeh basketbollin e Lituanisë. Ai është lituan dhe ka punuar për kohë të gjatë në këtë vend.

I takon shkollës së njohur të trajnerëve lituanë të basketbollit. Dhe Prakuraitis është mjaftueshëm kompetent për të vlerësuar përballjen e parë të Kosovës me Lituaninë, njërën prej top-përfaqësueseve evropiane në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Të premten nga ora 19:00 në palestrën e Vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Kosova përballet me Lituaninë në xhiron e parë të Grupit C të eliminatoreve për botërorin e vitit 2019. ... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.