Në fjalën e tij gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi u shpreh: “Jam këtu për t’iu falënderuar për mbështetjen që i keni dhënë të gjithë Kombëtares në rrugëtimin e saj drejt ‘Euro 2016’”.
“Puna e bërë në këto 5 vite që jam këtu ka sjellë vazhdimësi dhe identifikim për futbollin shqiptar. Kam pasur mundësinë për të punuar pa pengesa. Më është dhënë dorë e lirë nga ana e FSHF-së”.
“Suksesi që ka arritur Kombëtarja jonë dhe FSHF në Evropian ishte një arritje e madhe. Kemi lojtarë që kanë fantazi dhe që vendosin zemrën në fushë. Vërtetë që jemi një vend i vogël, por kemi cilësi që vendet e tjera nuk e kanë. Rëndësi ka që të edukojmë edhe brezat e ardhshëm që të qëndrojnë larg dhunës në futboll. Ju falënderoj të gjithëve”, tha De Biasi.
-
15 mars 2017 14:12
-
Shpërndaje në: