Sport

MKRS-ja jep një milion, FFK-ja 600 mijë euro për “Adem Jasharin”

Për renovimin e stadiumit olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë do të ndahen rreth një milion e 600 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Një milion do t'i ndajë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), kurse 600 mijë euro tjera Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). Investimet e përbashkëta MKRS-FFK në stadiumin e Mitrovicës planifikohet të nisin shpejt, meqë stadiumi duhet të jetë gati për fundin e qershorit kur skuadrat kosovare, nëse licencohen ndërkohë, duhet të luajnë ndeshjet e para në kupa evropiane.

Për këtë investim, MKRS-ja e FFK-ja pritet të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit do të ndahen mjetet dhe do të autorizohet FFK-ja që të ndjekë të gjitha procedurat rreth renovimit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.