Sport

Ventura merr mbi 850 mijë euro pas shkarkimit nga Italia

Giampiero Ventura raportohet se do të fitojë rreth 850 mijë euro pas shkarkimit nga Italia, por me këste nëse ai merr detyrën te ndonjë klub.

Ventura refuzoi të jepte dorëheqje pas eliminimit nga Suedia, duke dështuar të kualifikohej në Botërorin 2018.

Sot ai u shkarkua nga Federata Italiane, andaj do të përfitojë, sipas marrëveshjes që kishte.

“Kontrata është valide, si të gjithë trajnerët, ai do të fitojë atë që i kanë borxh”, ka thënë Renzo Olivieri nga Asociacioni i Trajnerëve Italianë.

Me tetë muaj të mbetur në kontratën e tij 1.3 milionë euroshe, Venturas Italia i ka mbetur borxh 886 mijë euro.