Sport

Suksesi i Brazilit në Rusi do të varet nga Neymari

Descriptive Text

Brazili është në mesin e favoritëve kryesorë për të fituar Botërorin 2018 në Rusi dhe Neymar mund të udhëheqë përfaqësuesen jug-amerikane drejt titullit të gjashtë të botës. Kështu ka vlerësuar ish-reprezentuesi i Brazilit, Roberto Carlos.

Carlos, 44-vjeçar, që ndihmoi Brazilin të fitonte Botërorin 2002 dhe Copa American në vitet 1997 dhe 1999, beson se vendi është rikuperuar pas humbjes poshtësuese 7:1 nga Gjermania në gjysmëfinale të Botërorit 2014 që u mbajt në Brazil, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

"Skuadra është riorganizuar që nga debakli kundër Gjermanisë dhe po ashtu kemi një seleksionues të ri, Titen dhe jam optimist se situata është përmirësuar dukshëm", ka thënë Carlos në një konferencë për media në Beograd. "Ne kemi lojtarë të klasit botëror dhe lider si Neymar, Willian dhe Thiago Silva. Ata janë me përvojë dhe jam optimist se Brazili ka atë që i duhet për të fituar Kupën e Botës. Si brazilian, natyrisht se dua që Brazili të fitojë Kupën e Botës. Por, Gjermania, Spanja dhe Argjentina janë po ashtu në mesin e top favoritëve për të arritur deri te titulli i botës".

Carlos, një ambasador i skuadrës së La Ligas, Real Madrid, tek e cila kishte luajtur për shumë vite, ka thënë se Neymar ka vepruar drejt që është larguar nga Barcelona për t'iu bashkuar Paris Saint-Germainit...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.