Sport

30 kombëtare sigurojnë pjesëmarrjen në Botëror

Descriptive Text

Janë mësuar 30 kombëtaret që do të marrin pjesë në Botërorin “Rusia 2018”.

14 kombëtare pjesëmarrëse janë nga Evropa.

Përpos nikoqirit Rusisë, në Botëror do të marrin pjesë edhe Belgjika, Anglia, Franca, Gjermania, Islanda, Polonia, Portugalia, Serbia dhe Spanja si fituese të grupeve kualifikuese. Atyre iu janë bashkuar edhe Zvicra, Kroacia, Suedia dhe Danimarka pas fazës së “Play-Offit”.

Nga Afrika do të marrin pjesë Egjipti, Maroku, Nigeria, Senegali dhe Tunizia.

Nga Amerika Veriore dhe Qendrore kanë siguruar kualifikimin Kostarika, Meksika dhe Panamaja.

Prej Amerikës Jugore janë kualifikuar Argjentina, Brazili, Kolumbia dhe Uruguai, ndërsa nga Azia kanë ecur tutje Irani, Japonia, Korea Jugore dhe Arabia Saudite.

Kanë mbetur edhe dy vende të lira. Ato do të sigurohen nga fituesit e përballjeve Australi-Honduras dhe Peru-Zelandë e Re. Të dy ndeshjet e para përfunduan pa gola.