Sport

Ronaldinho: Coutinho do t’i përshtatej Barçës

Ronaldinho ka deklaruar se Philippe Coutinho do t’i përshtatej në mënyrë të përsosur Barcelonës dhe ka ftuar ish-klubin e tij që të transferojnë yllin e Liverpoolit.

Coutinho pritet që në janar të jetë sërish cak i ofertave të katalonasve, që ishin refuzuar tre herë gjatë verës.

“Do të isha shumë i lumtur të shihja një talent të tillë me fanellën të cilën e kam bartur për shumë vjet. Besoj se mënyra si ai luan do t’i përshtatej në mënyrë të përsosur Barcelonës”, ka thënë ai për SkySports.

Ditë më parë, Coutinho u shpreh i lumtur që është te Liverpooli duke mos pranuar të flasë më shumë për të ardhmen.