Sport

Panucci: Luajtëm si skuadër e madhe

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, është shprehur shumë i lumtur me paraqitjen e ekipit kombëtar në miqësoren ndaj Turqisë, të cilën e fituan 2 me 3.

Shqipëria udhëhoqi 0 me 2 pas pjesës së parë, ndërsa 45 minuta i luajti pa një lojtar për shkak të ndëshkimit me të kuq të Ledian Memushajt.

“Mendoj se sot ishte një ndeshje e vërtetë, jo thjesht një miqësore. Mendoj se deri në momentin e kartonit të kuq, luajtëm një futboll mjaft të bukur dhe u sollëm si skuadër e madhe. Kjo besoj se ishte frut i asaj një jave punë që bëmë së bashku. Pra, nuk është vetëm fitorja, ajo që vlen, por mënyra se si luajtëm dhe futbolli fantastik që shfaqëm, të paktën në pjesën e parë. Gjithsesi, jam i bindur që kemi akoma edhe shumë punë për të bërë, por jam i kënaqur që skuadra po i përqafon mirë idetë e mia”, tha Panucci.