Sport

Paganini, njeriu që fshihet prapa suksesit të Federerit

Pierre Paganini ka marrë pjesë në gara në atletikë në rini dhe kur nisi të punonte si trajner, më së tepërmi ishte i interesuar të punonte me yje të futbollit.

Por është në tenis, një sport që kurrë nuk e ka luajtur rregullisht, në të cilin la gjurmë të pashlyeshme si njeri kyç në hijet e Roger Federerit dhe Stan Wawrinkas, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Nëse këta dy tenistë zviceranë kanë vazhduar të fitojnë turne të mëdhenj edhe në të 30-t, është meritë e madhe e Paganinit, trajnerit 60-vjeçar të fitnesit nga Zvicra.

“Një pjesë e madhe e arsyes pse jam këtu ku jam sot është për shkak të Pierret”, ka thënë Federer në një intervistë së fundi.

Federer tash gjendet në Londër në turneun final të ATP-së, ku garojnë tetë tenistët më së miri të ranguar në botë.

Federer, tash 36-vjeçar, është dukshëm më i vjetri në mesin e garuesve në turne dhe në grup ai do të ketë përballë Alexander Zverevin, Marin Çiliqin dhe Jack Sockun. Federer e ka fituar turneun “ATP Finals” gjashtë herë, që është rekord, dhe padyshim se është favorit për të fituar sërish.

Ndonëse Federer ka munguar në gjithë pjesën e stinorit në fushën me argjilë për të kursyer energjitë, ai fitoi shtatë turne përfshirë Grand Slamet “Australian Open” dhe “Wimbledon”, ndërsa ka humbur vetëm katër meçe gjithë vitin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.