Sport

Marquez për herë të katërt kampion në MotoGP

Motoçiklisti spanjoll i Hondas, Marc Marquez, ka fituar titullin e kampionit në serinë MotoGP për herë të katërt në pesë vjetët e fundit, të dielën, pasi që rivali i tij, italiani Andrea Dovizioso është rrëzuar në garën e fundit të stinorit në Valencia.

Marquez 24-vjeçar, që nisi garën nga pozita e parë startuese dhe kishte 21 pikë epërsi, përfundoi i treti, pozitë që mjaftoi që ai të bëhet kampioni më i ri i katërfishtë në histori të MotoGP, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Gjatë garës jam munduar të qëndroj i qetë, të kontrolloj situatën. Mirëpo, jam munduar t'i mbetem besnik stilit tim të garimit deri në fund”, ka thënë Marquez.

Bashkëkombësi i tij dhe kolegu te skuderia Honda, Dani Pedrosa, fitoi garën në Valencia, para francezit të Tech3 Yamaha, Johann Zarco.

Me Dovizioson në vend të pestë dhe duke mos qenë në gjendje të kalonte kolegun e skuadrës, Jorge Lorenzo, me gjithë direktivat e vazhdueshme që Lorenzo pati nga ekipi, Marquez u duk në kontroll, por rrezikoi të rrëzohej shtatë rrathë para fundit, duke frenuar me vonesë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.