Sport

Ventura dëshiron që Italia të kualifikohet “duke luajtur futboll”

Seleksionuesi i Italisë, Gian Piero Ventura, ka thënë se përfaqësuesja e tij do të mundohet të kualifikohet në Kupën e Botës “duke luajtur futboll”, pas një ndeshjeje të parë të tensionuar të barazhit kundër Suedisë.

Ventura, 69-vjeçar, që është seleksionuesi më i vjetër në histori të Italisë, ka thënë se do t'i duhej me muaj të dëgjonte të gjitha këshillat që ka marrë ndërsa Italia po mundohet të përmbysë disavantazhin prej 1:0 pas humbjes së pësuar të premten në ndeshjen e parë në Stockholm, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Ajo humbje ka lënë Italinë në rrezik të humbasë Kupën e Botës për herë të parë pas 60 viteve dhe tensionet para ndeshjes së kthimit të hënën mbrëma (20:45) në “San Siro” në Milano janë të qarta.

Italia ishte ankuar për lojë të ashpër nga Suedia në ndeshjen e parë, përfshirë një ndërhyrje ku Leonardo Bonuccit iu thye hunda, ndërsa Suedia është ndarë e pakënaqur me lojërat psikologjike të rivalit.

Mbrojtësi i Milanit, Bonucci, me gjithë lëndimin do të jetë në dispozicion në ndeshjen e së hënës, ndërsa do të paraqitet me një maskë mbrojtëse.

“Ne jemi Italia dhe nëse kualifikohemi atëherë do të pëlqeja të thoshim se e kemi arritur këtë duke luajtur futboll. Nuk e di se çfarë loje do të jetë, por shpresoj të luhet në një frymë korrekte”, ka thënë Ventura... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.