Ochoa, kampioni i vetëm i Spanjës në Lojëra Dimërore

Ochoa, kampioni i vetëm i Spanjës në Lojëra Dimërore

11 nëntor 2017 10:04

I njohur me nofkën "Paquito", Francisco Fernandez Ochoa u lind në Madrid më 25 shkurt të vitit 1950. Ai ishte më i vjetri prej tetë fëmijëve në familje dhe u rrit jashtë kryeqytetit të Spanjës, në qytetin me emrin Cercedilla, në afërsi të resortit të vogël të skijimi, Navacerrada.

Babai i tij udhëhiqte një shkollë skijimi lokale dhe Fernandez Ochoa aty mësoi të skijonte me familjarët e tij, përfshirë edhe motrën, Blanca, të cilët pastaj morën pjesë në katër edicione të Lojërave Olimpike Dimërore, shkruan sot Koha Ditore.

Pasi e provoi veten në ngjarjet e skijimit alpin, "Paquito" zgjodhi sllallomin e vogël si specialitet të vetin. Ai debutoi në Lojërat Olimpike Dimërore si 17-vjeçar në vitin 1968 në Grenoble të Francës, ku garoi edhe në garën e lëshimit dhe sllallomit të madh. Një vit më vonë ai bëri edhe debutimin në kupën e botës në kuadër të FIS-it.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme