Sport

Italia rrezikon të mbetet jashtë Botërorit, humb nga Suedia

Katër herë kampionia e Botës, Italia rrezikon të mos kualifikohet për në Botërorin Rusia 2018, pasi sonte pësoi humbje nga Suedia.

Suedezët arritën të fitojnë përballjen e parë të “play-offit” ndaj Italisë me rezultat prej 1 me 0 në Stockholm, transmeton Koha.net.

Ishte Johansson ai që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 61.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të hënën, më 13 nëntor, në Milano.