Sport

“Çmenduria” e radhës nga McGregor, futet në oktagon dhe sulmon gjyqtarin

Descriptive Text

Kampioni i padiskutueshëm në UFC, Conor McGregor është treguar i papërmbajtur pas fitores së shokut të Charlie Ward në Bellator 187.

Pasi uroi bashkëkombasin e tij, “Notorious” sulmoi gjyqtarin Marc Goddard, të cilin e grushtoi, shkruan The Sun.

Pasi ishte futur brenda oktagonit ai është urdhëruar nga gjyqtari që të largohet, gjë që ka tensionuar kampionin e UFC-së. Dhe ishte pikërisht ky gjyqtar që e kishte urdhëruar atë që të ulej gjatë meçit me Artem Lobovin në UFC Gdanksk, transmeton Koha.net.

McGregor dëgjohet duke e fyer gjyqtarin.