Sport

Alba: Më mirë pa Neymarin

Mbrojtësi i krahut të majtë të Barcelonës, Jordi Alba ka folur për largimin e Neymart nga Barcelona drejt PSG-së.

Largimi i Neymarit nga Barcelona, nuk është pritur mirë pothuajse nga askush në klub. Ekzistonte frika se pa brazilianin skuadra do të humbiste shumë forcë në fazën sulmuese, por statistikat e këtij sezoni tregojnë të kundërtën.

Jordi Alba, në një intervistë për ‘Mundo Deportivon’ befasoi teksa u shpreh se te Barcelona ka shumë lojtarë që mund ta zëvendësojnë sulmuesin, madje ai vetë ndihet më mirë në formacion pa brazilianin, transmeton kp.

“Neymar pa dyshim që është një futbollist i madh, por për shkak të rrethanave vendosi që të largohej”, ka thënë Alba. “Barcelona ka lojtarë të tjerë shumë të mirë dhe që mund të arrijnë gjëra të mëdha. Dhe, siç e kam thënë edhe më parë, largimi i Neymar ka rezultuar pozitiv për mua, sepse mund të avancoj me shumë dhe të tregoj potencialin tim në fazën sulmuese”.

Neymar u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.