Sport

Nainggolan jashtë kombëtares belge

Ylli i Romës, Radja Nainggolan ka mbetur jashtë kombëtares së Belgjikës për shkak të lëndimit.

Mesfushori është rithirrur nga Belgjika për miqësoret ndaj Meksikës e Japonisë, transmeton Koha.net.

“Nainggolan është jashtë ndeshjeve ndaj Meksikës dhe Japonisë. Ekzaminimet shtesë treguan një këputje të vogël në ijën e tij të djathtë”, thuhet në konfirmimin e kombëtares belge.