Sport

Dybala: Juve në të njëjtin nivel me Barçën, Realin e Bayernin

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka deklaruar se klubi i tij është në të njëjtin nivel me Barcelonën, Real Madridin dhe Bayern Munichun.

Tri klubet e mëdha evropiane tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Juventusi synon t’u bashkohet qysh nga e marta kur pret Porton në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales.

“Që kur ka nisur Liga e Kampionëve ishim në të njëjtin nivel me Barcelonën, Real Madridin dhe Bayernin. Nëse kalojmë tutje, do të jemi sërish në të njëjtin nivel. Po ashtu jemi në maje të tabelës në ligë dhe kemi fituar gjysmëfinalen e parë në Kupën e Italisë. Në një mënyrë, jemi edhe më të mirë se ta”, ka thënë ai në konferencën para takimit me Porton.

Dybala, që ka shënuar 13 gola sivjet në 29 paraqitje, më parë ishte kërkuar edhe nga Barça e Reali.