Sport

“Kante më i miri i Francës”

Raymond Domenech ka thënë se N’Golo Kante është futbollisti më i mirë i Francës, ndërsa ka theksuar se do të shikonte që ta transferonte atë para të gjithëve.

Kante ka fituar dy tituj radhazi të Premier Ligës me Leicesterin dhe Chelsean, për t’u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit kombëtar të Francës nën Didier Deschampes, përkundër që për herë të parë ishte ftuar më 2016, transmeton Koha.net.

“Mund ta shihni se ka dy ekipe kombëtare të Francës. Njëri është kur ai luan, dhe tjetri kur ai nuk luan”, ka thënë Domenech për Goal. “Ju nuk e shihni në lojë, por kur e kërkoni atë e vëreni punën e madhe që kryen për lojtarët e tjerë. Ai është simboli, i bën të tjerët më të mirë. Nëse do të shkoja te një klub i madh lojtari i parë që do të transferoja është ai”.