Sport

Përballja me Joshuan është vetë titulli

Anthony Joshua u zgjua të mërkurën dhe pa tri oferta të reja për një meç me të, duke u bërë boksieri më i kërkuar në epokën e re zbavitëse të boksit.

Boksieri britanik është në zemër të një ringjalljeje të shumëfishtë të peshës së rëndë, pasi fokusi është kthyer te tre kampionë të pamposhtur, të cilët sikurse Joshua besojnë se mund të unifikojnë brezat, shkruan sot Koha Ditore.

Joshua, që ka në pronësi titujt e versioneve WBA dhe IBF, është ftuar nga kampioni i peshës së rëndë në versionin WBC, Deontay Wilder dhe Joseph Parker i Zelandës së Re që mban titullin WBO.

Si Wilder ashtu edhe Parker e shohin luftën me kampionin e lojërave olimpike "Londra 2012" si pasaportë për shpërthim global, ndërsa në një sfond tjetër, britaniku Tyson Fury, ish-kampioni i pamposhtur i tre brezave, po vazhdon të trumbetojë për pretendimet e tij që ka për të ardhmen.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.