Sport

Zvicra mbështetet te shqiptarët për shkuarje në Rusi

Zvicra ka ofruar prani shqiptare në tri kampionatet e fundit botërore të futbollit. Shpresat për numër më të madh të lojtarëve shqiptarë në botërorin "Rusia 2018" prapë janë të mbështetura te Zvicra. Zvicra, mesfusha e së cilës thuajse në secilën ndeshje përbëhet vetëm nga lojtarë shqiptarë, të enjten mbrëma (sonte) e luan ndeshjen e parë të barazhit për kualifikim në botëror. Në Belfast takohet me Irlandën e Veriut, ndërsa ndeshja e kthimit luhet të dielën në Basel.

Është bërë temë në Zvicër e po ashtu në Itali, nëse në këto dy ndeshje apo të paktën në të dytën, do të luajë mesfushori Valon Behrami. Behrami është shumë i rëndësishëm për Zvicrën dhe është po ashtu i pari futbollist shqiptar që ka luajtur në një kampionat botëror, shkruan sot Koha Ditore.

Behrami është duke sanuar një lëndim dhe fillimisht nuk pritej që të grumbullohej fare për këto dy ndeshje. Por me insistimin e tij, mesfushori u fut në listën e Zvicrës për dy ndeshjet vendimtare për botëror. Kjo krijoi një konflikt në mes të Federatës së Futbollit të Zvicrës dhe skuadrës italiane Udinese, pjesë e së cilës është lojtari luftarak. Të mërkurën klubi italian i ka kërkuar Behramit që menjëherë të kthehet në Itali nga Irlanda e Veriut, ku ai tashmë ka udhëtuar me përfaqësuesen. Klubi është ndjerë i provokuar nga deklarata e Behramit e dhënë të martën...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.