
Zyrtare: Moyes trajner i West Hamit
07 nëntor 2017 11:32
Klubi londinez, West Ham United ka gjetur menjëherë trajnerin e ri.
Wes Ham United dje ka shkarkuar nga detyra e trajnerit kroatin Slaven Biliq, ndërsa sot menjëherë ka zyrtarizuar pasardhësin e tij.
Bëhet fjalë për David Moyes i cili ka marrë drejtimin e skuadrës nga Londra me objektivin e vetëm për t’i shpëtuar nga rënia në një ligë më poshtë, transmeton kp.
West Ham aktualisht renditet në pozitën e 18-të në tabelë me vetëm nëntë pikë në 11 xhiro.
Moyes do të debutojë me skuadrën e tij të re më 19 nëntor në përballjen me Watfordin.