Sport

Draxler në radarin e Bayernit

Descriptive Text

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich kërkon ta përforcojnë skuadrën me lojtarë të rinj në fazën ofansive.

Bayern Munich ka nisur një projekt të ri për ripërtëritjen e skuadrës me futbollistë të rinj dhe një prej objektivave kryesore të klubit është të gjejë pasardhësin e Franck Riberys, tashmë 34 vjeçar dhe me telashe të mëdha me lëndimet.

Sipas gazetës FranceFootball, i përzgjedhuri nga drejtuesit e bavarezëve është Julian Draxler, edhe për faktin se ai nuk luan rregullisht te Paris Saint-Germaini ka kërkuar largimin, transmeton kp.

I blerë një vit më parë për afro 50 milionë euro nga parisienët, Draxler nuk do të refuzonte një transferim te Bayerni edhe pse bavarezët nuk janë të gatshëm të paguajnë një shifër të tillë e sidomos jo në muajin janar.

Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e radhës, por ajo që tashmë dihet është se Bayerni e do në skuadër Draxlerin.