
Mourinho lejon largimin e De Geas nëse e merr Varanen
06 nëntor 2017 22:00
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, raportohet se do të lejojë largimin e David De Geas drejt Real Madridit, nëse në ofertë përfshihet Raphael Varane.
De Gea po vazhdon të shkëlqejë me Unitedin, ndërsa mbetet ndër emrat më të përmendur në aspektin e transferimeve.
Sipas “Don Balon”, tani Mourinho po mendon të lejojë largimin e tij për të siguruar shërbimet e francezit Varane, por edhe një pagesë nga Reali.
De Gea ka mbajtur portën të paprekur 11 herë në 15 ndeshje sivjet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.