Sport

Pirlo pensionohet zyrtarisht

Andrea Pirlo ka njoftuar zyrtarisht se është pensionuar nga futbolli aktiv.

38-vjeçari e dha vendimin e tij pas paraqitjes si zëvendësues për New Yorkun ndaj Columbus Crew në gjysmëfinalen e dytë të Konferencës Lindore në MLS.

New Yorku fitoi 2 me 0, por u eliminua në rezultat të përgjithshëm 4 me 3.

Të hënën, Pirlo shfrytëzoi Twitterin për të treguar se është pensionuar nga futbolli.

“Jo vetëm aventura ime në New York ka ardhur deri te fundi, por rrugëtimi si futbollist po ashtu. Për këtë arsye shfrytëzoj rastin të falënderoj familjen dhe fëmijët për përkrahjen dhe dashurinë që më kanë dhënë gjithmonë”, ka shkruar ai në Twitter duke falënderuar edhe tifozët për përkrahjen në karrierë.

Pirlo ka pasur 116 paraqitje për kombëtaren italiane. Ai ka luajtur për Interin, Milanin e Juventusin.