Feronikeli ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Besës së Pejës, përderisa Gjilani mposhti liderin e Superligës së Kosovës në futboll, Llapin.
0 me 5 ishte rezultati përfundimtar i takimit Besa – Feronikeli, raporton Koha.net.
Dy golat e para për mysafirët i shënoi Mark Milicaj, në minutat 28 dhe 41, kurse golin e tretë e shënoi Elshani në minutën e 44, e për golin e katërt u përkujdes Kreshnik Lushtaku, duke realizuar në minutën e 63.
Në minutën e 90+5 Arifaj shënoi golin e fundit në këtë takim, për rezultat përfundimtar 0-5.
Pas 14 xhirove Feronikeli mban vendin e pestë me 22 pikë, përderisa Besa në vendin e 10 ka 13 pikë.
Në takimin tjetër Gjilani arriti të marrë pikët e plota ndaj ekipit më në formë në ligë, Llapit, duke e mposhtur me rezultat prej 2 me 0.
Ishin golat nga Gëzim Rusi që ia siguruan pikët e plota Gjilanit në këtë përballje.
Gjilani pas kësaj fitore mban vendin e tretë me 23 pikë, përderisa Llapi, përkundër humbjes, vazhdon të jetë lider i Superligës me 26 pikë.
-
5 nëntor 2017 14:56
-
Shpërndaje në: