Sport

Katër trajnerë në Premier Ligë afër shkarkimit

Pas rezultateve të dobëta sot, katër trajnerë në Premier Ligë janë afër që të shkarkohen.

The Sun raporton se Slaven Biliq i West Hamit, Paul Clement i Swanseas, Mauricio Pellegrino i Southamptonit, si dhe Tony Pulis i ËBA-së, rrezikojnë të shkarkohen, transmeton Koha.net.

West Hami u mposht thellë nga Liverpooli, 1 me 4, ndërsa mban pozitën e 17 me vetëm 9 pikë nga 11 ndeshje të zhvilluara. Kurse humbje sot pësuan edhe Swansea, Southamptoni e WBA-ja.

Swansea, që është në zonën e rrezikshme, u mposht në shtëpi nga Brightoni përderisa në pozitën e 18 ka vetëm 8 pikë.

Edhe Southamptoni u mposht me rezultat 0-1 në shtëpi nga Burnley, kurse WBA humbi si mysafir i Huddersfieldit, me rezultat të njëjtë, 1-0.