Sport

Chelsea kalon në gjysmëfinale të FA Cup, eliminon Unitedin

Chelsea ka mposhtur Manchester Unitedin duke kaluar në gjysmëfinale të FA Cup në Angli.

Lideri i Premier Ligës fitoi 1 me 0 ndaj skuadrës së ish-trajnerit Jose Mourinho.

N’Golo Kante shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 51-të. Ai shënoi gol të bukur nga distanca.

Nga minuta e 35-të, “Djajtë e Kuq” mbetën me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të Ander Herreras.

Në gjysmëfinale Chelsea mund të përballet me Arsenalin, Tottenhamin apo Manchester Cityn.