Sport

Konfirmohen bisedimet e Kosovës me dy trajnerë të njohur evropianë

Descriptive Text

Pas përfundimit të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, Eurobasket, Përfaqësuesja e Kosovës mbeti pa përzgjedhës pasi Arben Krasniqit i skadoi kontrata.

FBK-ja është afër të emërojë pasuesin e tij, i cili do ta udhëheqë ekipin e Kosovës në parakualifikimet e Botërorit “Kina 2019”.

Drejtuesit e FBK-së, janë në bisedime me trajnerët e mirënjohur evropian Simone Pianigiani dhe Dirk Bauermann.

Lajmin për Sportin në KTV e ka konfirmuar anëtari i bordit të FBK-së, Arben Fetahu.

Fetahu ndër të tjera tregoi se në bisedime janë edhe me disa trajnerë të tjerë në rast se nuk arrijnë marrëveshje me italianin, Pianigiani apo gjermanin, Bauermann.

Kosova do të ketë punë të vështirë në parakualifikimet e Botërorit 2019 në basketboll pasi është në grupin C, bashkë me Maqedoninë dhe Estoninë.