Sport

Bashkimi regjistron edhe një basketbollist të huaj

Klubi i basketbollit Bashkimi ka njoftuar se ka paraqitur për regjistrim edhe një lojtar ndërkombëtar.

Soyebo Temi Narcellius është basketbollisti më i ri nga SHBA që i bashkohet klubit nga Prizreni.

Ai vjen në Prizren nga Medina prej Arabisë Saudite.

Soyebo luan në rolin e organizatorit dhe, sipas klubit do të jetë i gatshëm qysh për ndeshjen e fundjavës ndaj Prishtinës.