Sport

Udinese vuan mungesën e Behramit ndaj Lazios

Descriptive Text

Trajnerit të Udineses, Luigi Del Neri, i vjen keq që mesfushori Valon Behrami nuk do të mundë të luajë kundër ish-skuadrës së tij Lazio.

Del Neri ka theksuar se reprezentuesi i Zvicrës është i rëndësishëm për ekipin e Udineses.

"Ai nuk do të luajë kundër Lazios, nuk kam dy lojtarë me mbiemrin Behrami, kam vetëm një. Nuk ka lëndim serioz, por më vjen keq që do të na mungojë, sepse është një element kyç në fushë. Ai është lider. Por ai po vuan fizikisht. Ne do ta mbështesim për t'u kthyer pas ndeshjes me Lazion. Kemi lojtarë të tjerë që duhet ta dëshmojnë se meritojnë të jenë pjesë e Udineses", ka thënë Del Neri, njoftoi të hënën "lalaziosiamonoi.it".

Mesfushori 32-vjeçar të dielën u zëvendësua në minutën e 79-të për shkak të problemeve muskulore, të shfaqura në ndeshjen që Udinese e fitoi ndaj Atalantas me rezultatin 2:1.

Në njërin prej golave të shënuar nga Udinese, asistues ishte Behrami.