Sport

Hamilton nuk mendon të ndalet me katër tituj

Lewis Hamilton planifikon të tërhiqet nga sporti derisa të jetë në kulm të karrierës, por jo në mënyrën siç bëri si ish-kolegu i tij te Mercedesi, Nico Rosberg, që u largua nga sporti vetëm pak ditë pasi fitoi titullin e kampionit të Formula 1, vitin e kaluar.

Britaniku Hamilton ka siguruar titullin e katërt të Formula 1, të dielën, në Meksikë, dy gara pa mbaruar stinori, duke u bërë britaniku më i suksesshëm i të gjitha kohërave, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, ai ka siguruar gazetarët se ende nuk ka mbaruar.

"Katër është shifër e madhe. Por tash e dua numrin pesë", ka deklaruar Hamilton 32-vjeçar, që po ashtu garon me numrin 44 në veturën e tij. "Dua të largohem sa të jem në majë, mund të bëj gjënë e lehtë, siç e bëri Nico, që është të ndalem dhe të tërhiqem me këta katër tituj. Por mendoj se kam më tepër në vete. Mendoj se ka më tepër sfida. Ka kohë më të vështira para nesh dhe më pëlqen kjo, e dua këtë. Më pëlqejnë sfidat dhe do të ishte shumë e mërzitshme pa to"...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.