Sport

Simeone dëshiron djalin e tij tek Atletico

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, raportohet se dëshiron që ta transferojë djalin e tij Giovanni Simeone në Vicente Calderon.

Giovanni, që ka shënuar dhjetë gola në 26 paraqitje për Genoan në këtë edicion, po kërkohet edhe nga Sevilla.

Ai verën e shkuar u transferua në Itali nga River Plate.

Sevilla dhe Villarreali thuhet se kanë dështuar që ta transferojnë sulmuesin në janar duke ofruar nga 15 milionë funte, por sipas “Tuttomercatoweb”, tani po prinë Atletico.