Sport

Abrashi: Stadiumi të ndërtohet në Prishtinë

Descriptive Text

Debati i fundit për vendndërtimin e stadiumit ka nisur pas një deklarate të javës së kaluar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Tani edhe nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka kërkuar që stadiumi nacional i Kosovës të ndërtohet në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Madje, ai ka kërkuar që të rritet edhe buxheti për sportin e sportistët, e ky stadium të ndërtohet sa më parë.

Postimi i Abrashit në Facebook:

Stadiumi të ndërtohet në Prishtinë, Qeveria Haradinaj dhe komunat ta rrisin buxhetin për sportin dhe sportistet

Afirmimi më i lehtë i vendit tonë është përmes sportit. Konstatimi se sporti është ambasadori më i mirë i vendit tonë është realitet. Dihet se sporti më popullor në botë është futbolli. Reprezentacioni ynë i futbollit edhe pse pa rezultate, po krijon një hije të keqe që nuk kemi stadium sipas standardeve të pranuara ndërkombëtare. Stadiumi të ndërtohet sa më parë, së pari në kryeqytet, e pastaj edhe diku tjetër ku është e arsyeshme.

Përveç kësaj duhet të rritet buxheti për sport si në nivel qendror, poashtu edhe në atë lokal, si një përkujdesje e veçantë për qytetarët, duke ju krijuar kushte për të zhvilluar aktivitete sportive, si pjesë e pandashme e ruajtës së shëndetit.