Sport

Westbrook i pandalshëm ndaj Knicks

Descriptive Text

Russell Wetsbrook vazhdoi me paraqitjet e tij fantastike, duke realizuar triple-double prej 32 pikësh, 13 kërcimesh dhe 12 asistimesh, ndaj New York Knicks, që është i 27-ti këtë sezon.

“Njujorkezët” ishin superiorë në periudhën e parë duke e mbyllur me 12 pikë epërsi, 39:27.
Oklahoma ishin të jashtëzakonshëm në çerekun e dytë, duke përmbysur gjithçka, për të shkuar në pushim me 2 pikë avantazh 62:60.

Vendësit e udhëhequr nga Westbrooku, vendosën takimin në pjesën e dytë duke u kthyer te fitorja, pas dy humbjeve rresht me rezultat 116:105.