Sport

“Lufta” politike për stadiumin që mbetet vetëm në letër

Projekti për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës është ende vetëm në letër. Por për vendin se ku do të duhej të ndërtohet, ka nisur një “luftë” politike.

Debati i fundit për vendndërtimin e stadiumit ka nisur pas një deklarate të javës së kaluar që për gazetën e kishte dhënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai kishte deklaruar se stadiumi nacional mund të mos ndërtohet në Bërnicë të Poshtme, në vendin për të cilin ka vendosur qeverisja e shkuar, por në Drenas. Edhe më shumë debat është krijuar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli ka theksuar se stadiumi nacional do të ndërtohet në Drenas. I menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifit, dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit. Ata kanë deklaruar se stadiumi nacional duhet të ndërtohet aty ku edhe është caktuar lokacioni prej 37 hektarësh - në Bërnicë të Poshtme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.