Sport

Hamilton fiton titullin e katërt në Formula One

Lewis Hamilton ka fituar titullin e katërt të Formula One.

Britaniku i Mercedesit arriti këtë sukses të dielën në Meksikë edhe pse pati përplasje me rivalin Sebastian Vettel në fillim të garës dhe e mbylli atë në vendin e nëntë.

Gara u fitua nga Max Verstappen i Red Bullit. Valtteri Bottas i Mercedesit, ndërsa Kimi Raikkonen i Ferrarit doli i treti.

Teksa kanë mbetur edhe dy gara deri në fund të sezonit, Hamilton udhëheq me 56 pikë para Vettelit, me vetëm 50 në dispozicion deri në fund.