Sport

Evertoni me ofertë për Sanchezin

Raportohet se Evertoni është i gatshëm të bëjë ofertë për yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

The Sun raporton se Evertoni është i gatshëm të ofrojë rreth 34 milionë euro në afatin kalimtar të janarit për Sanchezin, i cili pritet të largohet nga “Topçinjtë”, transmeton Koha.net.

Evertoni ka shpenzuar rreth 160 milionë euro në afatin kalimtar të verës, dhe aksionari Farhad Moshiri dëshiron ta përforcojë edhe më shumë skuadrën e parë.

Në verë Arsenali mund ta humbë Sanchezin me parametra zero.