Sport

Montella: Lojtarët 100 milionësh nuk vijnë pa Champions

Vincenzo Montella ka deklaruar se Milani donte të transferonte një top sulmues në verë, por sipas tij lojtarët me vlerë të lartë nuk vijnë në mungesë të Ligës së Kampionëve.

Rossonerët shpenzuan në verë mbi 200 milionë euro, përfshirë 38 milionë euro për Andre Silvan, dhe 25 milionë euro për Nikola Kaliniqin, megjithatë sonte humbën ndaj Juventusit me rezultat prej 0-2, transmeton Koha.net.

“Jo të gjithë kanë një Gonzalo Higuain. Ndeshja u vendos nga një top lojtar që krijoi dy gola nga asgjë. Top lojtarët që vlejnë 100 milionë euro nuk vijnë pa Ligë të Kampionëve. Jam i lumtur për afatin kalimtar që bëmë”, është shprehur Montella pas takimit, raporton Football Italia.