Sport

Ahmeti kundërshton ndërtimin e stadiumit nacional jashtë Prishtinës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, njëherësh kryetar i saj, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka kundërshtuar ndërtimin e stadiumit nacional jashtë kryeqytetit.

Raportohet se Stadiumi Olimpik do të zhvendoset nga Bërnica e Poshtme në komunën e Drenasit, ndërsa një gjë të tillë e ka kundërshtuar Ahmeti, duke thënë se stadiumi kryesor i shtetit duhet të jetë në kryeqytet, transmeton Koha.net.

“Stadiumi kryesor i secilit shtet gjithmonë është në kryeqytet. Është e paarsyeshme që të diskutohet ndërtimi i çfarëdo stadiumi tjetër nga qeveria pa u ndërtuar stadiumi nacional në Bërnicë, kryeqytet, komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.