Sport

Allegri i lumtur për fitoren, lavdëron Higuainin

Massimiliano Allegri nuk e ka fshehur lumturinë, pas fitores në ‘San Siro’, ndaj ish-skuadrës së tij, Milanit.

Trajneri i bardhezinjëve vlerësoi lojën e futbollistëve të tij, ndërsa veçoi paraqitjen e argjentinasit Higuain.

“Higuain është një nga sulmuesit më të mirë në botë, mjafton që të gjejë kondicionin e duhur fizik. Sot bëri një ndeshje mjaft të bukur, jo vetëm për dy golat vendimtarë. Ai është një pikë e mjaft e fortë e jona, prej ku duhet të nisemi, ndaj është e rëndësishme që të jetë në formë dhe të dhurojë paraqitje të tilla”, tha Allegri, transmeton Supersport.

Trajneri i Juventusit vlerësoi edhe kompaktësinë në mbrojtje, e cila çaloi vetëm në momentin e traversës së Kaliniqit, ndërsa pjesën tjetër të lojës ishte në lartësinë e detyrës.