Sport

​Skënderbeu dënohet nga UEFA për shkak të tifozëve

Descriptive Text

UEFA ka dënuar ekipin e Skënderbeut për takimin e luajtur në Europa League kundër Partizanit të Beogradit në “Elbasan Arena”.

Në takimin e zhvilluar të enjten e kaluar, organi drejtues i futbollit në Evropë ka vërejtur parregullsi te tifozët shqiptare.

Për koret raciste të kënduara dhe sjelljes jo korrekte në stadium, UEFA ka vendosur të dënojë ekipin e Skënderbeut me një ndeshje pa tifozë si dhe 60 mijë euro gjobë.

Skënderbeu barazoi pa gola ndaj Partizanit të Beogradit, duke marrë një pikë, që e mban në lojë për kualifikimin. Kjo do të thotë se në Serbi nuk do të ketë tifozë shqiptarë.