Sport

Prishtina pret një tjetër fitore të madhe

Sigal Prishtina synon fitoren e dytë rresht në FIBA Europe Cup, gjë që nuk i ka shkuar për dore në dy edicionet e shkuara.

Të mërkurën (sot, 20:30) luan në shtëpi kundër ekipit nga Ukraina, Khimik dhe e sheh si rast për të vazhduar me fitore, ashtu siç bëri në ndeshjen e parë të stinorit, kur javën e shkuar në Belgjikë mposhti Belfious Mons-Hainautin (74:72) me një kosh në sekondat e fundit, shkruan Koha Ditore.

Ndeshja me ekipin ukrainas i takon xhiros së dytë të Grupit D të FIBA Europe Cup, kurse Drilon Hajrizi insiston se me një angazhim sikurse javën e shkuar, Prishtina e ka të sigurt fitoren.

Hajrizi insiston se bardhekaltrit janë maksimalisht të përgatitur dhe të motivuar për këtë ndeshje. Sigal Prishtina ka tri pikë në grup, sa i ka edhe ekipi nga Turqia, Demir Insaat që javën e shkuar triumfoi në udhëtim ndaj Khimikut (80:60).

"Javën e kaluar patëm një paraqitje shumë të mirë, të cilën do të mundohemi ta përsërisim edhe në ndeshjen me Khimikun, por që duhet të jemi edhe paksa më efikas në fazën e sulmit. Jemi përgatitur mirë dhe të gatshëm për këtë ndeshje, e cila nuk do të jetë e lehtë për shkak se Khimiku javën e shkuar ka pësuar humbje dhe nuk vjen këtu me flamur të bardhë. Në këtë garë nuk ka kundërshtarë të lehtë, dhe për këtë arsye krahas angazhimit maksimal duhet të jemi edhe të kujdesshëm", është shprehur Hajrizi që së bashku me Lis Shoshin ishin më të dalluarit me nga 14 pikë për kokë në fitoren ndaj ekipit belg...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.