Sport

Ndizet pishtari për LOD “Pyeongchang 2018”

Pishtari për lojërat olimpike dimërore "Pyeongchang 2018" është ndezur të martën në qytetin e Olimpit, duke përdorur një zjarr nga provat e mëhershme, meqë ishte mot me shi dhe nuk pati mundësi të ndizej me rreze të diellit.

Kësisoj ka nisur "numërimi mbrapsht" deri në fillim të Lojërave Dimërore, të parat në Azi, jashtë Japonisë, transmeton Koha Ditore.

Periudha para Lojërave Dimërore, që nisin më 9 shkurt dhe mbarojnë më 25 të këtij muaji, të vitit të ardhshëm, ka mbetur në hije të krizës së përshkallëzuar në Gadishullin Korean që është nxitur nga testet nukleare dhe balistike të Koresë së Veriut, por organizatorët thonë se Lojërat do të jenë të sigurta.

Ceremonia tradicionale, që është prezantuar për herë të parë para Lojërave Olimpike Verore të Berlinit në vitin 1936, nuk ka pasur benefitin kësaj radhe nga moti me diell, që zakonisht mbretëron në Greqi....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.