Sport

Reali nuk e dëshiron transferimin e Kanet

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka përsëritur se klubi i tij nuk ka shprehur interesim për të transferuar yllin e Tottenhamit, Harry Kane, që besohet se vlerësohet rreth 250 milionë euro.

Anglezi ka shkëlqyer në sezonin e fundit duke realizuar 45 gola në 40 ndeshej gjatë vitit 2017.

Këto paraqite shpien në raportimet që e lidhën me një kalim në Spanjë. Megjithatë, ato janë mohuar nga Perez.

“Transferimi i Harry Kanet nuk më ka kaluar në mendje. Ai është futbollist i mrekullueshëm dhe është i ri. Ka shumë vjet përpara për t’u përforcuar, por jemi të lumtur me Karim Benzeman dhe pjesën tjetër të ekipit. Nuk e kam pyetur presidentin e Tottenhamit për çmimin sepse ai do të më thoshte se vlen 250 milionë euro”, ka thënë Perez për “Cadena COPE”.

Dy klubet takohen javën e ardhshme në Wembley në kuadër të xhiros së radhës në Ligën e Kampionëve.