Sport

S’ka fitues në derbin e Dukagjinit

Derbi i Dukagjinit ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit nuk ka dhënë fitues, në ndeshjen hapëse të xhiros së 12 në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat 2 me 2 në “Përparim Thaçi”, raporton Koha.net.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Meriton Korenicës, i cili dërgoi topin në rrjetë nga penaltia kur po zhvillohej minuta e 13 e ndeshjes.

Epërsinë e klubit nga Prizreni e dyfishoi Artur Magani me golin e shënuar në minutën e 29.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e dyfishtë të vendasve, megjithatë Vëllaznimi ia mohoi fitoren Lirisë duke shënuar dy herë në pjesën e dytë, për të siguruar një pikë të rëndësishme nga ky derbi.

Rezultatin e ngushtoi Albutrit Morina nga pika e bardhë në minutën e 65, kurse pas dy minutave shifrat i barazoi sulmuesi Semir Zeneli.

Pas këtij barazimi Liria mban vendin e katërt me 19 pikë, kurse Vëllaznimi në vendin e shtatë ka 17 pikë.