Sport

Dy ndeshjet ndaj Khimikut, Prishtina i luan në shtëpi

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina do të zhvillojë dy ndeshjet ndaj Khimikut në FIBA Eurocup në kryeqytet.

Sipas një njoftimi nga klubi bardh e kaltër, kjo pasi Ukraina nuk i njeh Kosovën dhe pasaportat kosovare dhe dy ndeshjet është vendosur të luhen në Prishtinë, edhe pse një nga to do të jetë e regjistruar si mysafire për “Plisat”.

“Me kërkesë të të dyja klubeve, SIGAL Prishtina dhe BC Khimik, FIBA ka miratuar që ndeshja e dytë BC Khimik v SIGAL Prishtina të luhet në Prishtinë. Meqenëse Ukraina nuk njeh Kosovën e as pasaportat tona, ndeshja e dytë ndaj BC Khimik do të luhet përsëri në Prishtinë, mirëpo kësaj radhe “bardh e kaltërit” do të jenë në cilësinë e mysafirit”, ka shkruar klubi në Facebook.

Ndeshja e parë zhvillohet më 25 tetor me fillim nga ora 20:30, ndërsa e dyta menjëherë pas dy ditësh.