Sport

Ronaldo favorit për çmimin e lojtarit të vitit nga FIFA

Cristiano Ronaldo po vlerësohet favorit për të mbrojtur çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga FIFA. FIFA zgjedh më të mirët në një ceremoni gala të hënën në Londër.

Superylli portugez i Real Madridit, Ronaldo në garën për më të mirin është në konkurrencë me Lionel Messin e Barcelonës dhe Neymarin e Paris Saint-Germainit, transmeton Koha Ditore.

Ceremonia mbahet në "London Palladium", dhe është e dyta që mbahet nga FIFA që kur ka ndërprerë sërish bashkëpunimin me revistën franceze "France Football" që ndan çmimin prestigjioz "Topi i Artë".

Ronaldo ka shënuar 44 gola për klub dhe shtet vitin e kaluar, dhe shënoi dy herë në finale të Ligës së Kampionëve në qershor në triumfin 4:1 ndaj Juventusit, ndërsa Reali e fitoi garën për herë të 12-të....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.