Sport

Rahoveci mposht Pejën në “Karagaç”

Rahoveci është kthyer furishëm në pjesën e dytë për të fituar përballjen me Pejën, që i takoi javës së katërt të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja u luajt të dielën në palestrën "Karagaçi" në Pejë dhe u mbyll me fitoren 96:87 të skuadrës mysafire. Ky ishte i vetmi takim i ligave elite kosovare i zhvilluar në ditën e zgjedhjeve lokale, shkruan Koha Ditore.

Rahoveci është i treti me shtatë pikë, përkatësisht me tri fitore e një humbje, ndërsa Peja është e pesta me gjashtë pikë, përkatësisht me dy fitore e dy humbje.

Peja çerekun e parë e fitoi me rezultatin 29:23, ndërsa të dytin me shifrat 25:24. Por Rahoveci u kthye në lojë duke fituar çerekun e tretë me rezultatin 20:10 dhe të fundit me rezultatin 29:23.

Peja, që për shkak të vështirësive të mëdha financiare luan vetëm me vendorë, ka vuajtur në dy periudhat e fundit për shkak të fondit të kufizuar të lojtarëve....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.