Sport

Feronikeli mposht Lirinë, fiton më në fund edhe Drita

Feronikeli vazhdon të mos dorëzohet në luftë për titull të Superligës.

Kampioni në fuqi i Kosovës e mposhti në udhëtim Lirinë me rezultat 1 me 3, raporton Koha.net.

Mysafirët nisën takimin për mrekulli duke shënuar dy gola brenda dhjetë minutave. Ishte Mendurim Hoti ai që kaloi Feronikelin në epërsi në minutën e dytë, kurse në minutën e dhjetë shënoi Prokshi.

Pas tre minutave Liria e ngushtoi epërsinë përmes Chibuezes, por shpresat për një pikë në këtë takim Lirisë ia shoi Mevlan Zeka dukë shënuar në mintuëne 81.

Feronikeli me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 45 pikë, gjashtë më pak se lideri Trepça ’89. Kurse Liria mban vendin e shtatë me 24 pikë.

Drita në anën tjetë shënoi fitoren e parë në pesë ndeshjet e fundit.

Ekipi Gjilanas e mposhti Drenicën me rezultat 2 me 1.

Për vendsit golat i shënuan Zeneli e Livoreka, kurse golin e vetëm për Drenicën e shënoi Granit Arifaj.

Drita mban vendin e dhjetë me 18 pikë, kurse Drenica dy vende më lartë ka 22 pikë.