Sport

Lee, kampionia më e re botërore e MMA-së

Descriptive Text

Kur 20-vjeçarja, femra e pamposhtur në artet marciale të përziera (MMA), Angela Lee, futet në dhomë, është një moment paksa i çuditshëm.

Me një lule të bardhë pas veshit, flokët që kërcejnë rreth supeve të saj dhe me një buzëqeshje jep figurën e një personi të butë dhe shoqëror, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN. A është kjo e njëjta femër që u shfaq në mbarë botën nëpër televizione në muajin maj të vitit të shkuar, duke e goditur dhe shqelmuar derisa mposhti japonezen me përvojë në MMA, Mei Yamaguchi?

E njëjta luftëtare e ashpër, që në moshën 19-vjeçare, siguroi titullin inaugurues të kampionatit të femrave në kategorinë "atom", duke u bërë kampionia më e re në MMA dhe duke nxitur krahasime me legjendën e boksit, Mike Tyson, i cili në moshën 20-vjeçare siguroi titullin e parë të botës.

"Si fëmijë i vogël, gjithmonë kam dashur të bëhem kampione e botës. Pra, gjatë fëmijërisë jam rritur me këtë dëshirë brenda vetes", thotë Lee.

Tash ajo po stërvitet në Bangkok për luftën e madhe të radhës.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.